English

“Dyqan droge” në apartament, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Milano, 13 prill, NOA - Dy vëllezër nga Shqipëria janë arrestuar dje nga policia italiane për trafik droge. Arrestimi i tyre është bërë pas kontrollit në banesë, ku njërën prej dhomave e kishin kthyer në një labrator dhe “dyqan” lëndësh narkotike.

Korrespodenti i Agjencisë NOA, raporton se ngjarje ka ndodhur në rrugën “Bokaçio” në Milano, mëngjesin e sotëm. Në apartamentin ku jetonin dy qytetarët shqiptarët, janë sekuestruar 665 gramë hashash dhe gjysmë kilogrami kokainë. Gjithashtu, janë bllokuar 1000 euro, peshore elektronike për ndarjen e drogës dhe disa përbërje të tjera lëndësh narkotike.

Zëvendëskruestori, Gianluigi Manganelli, tha për mediat italiane se dy të arrestuarit janë Agron dhe Arjan Mehmeti, 25 e 31 vjeç, por nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre. Manganelli tha se po heton lidhjet e tjera të shqiptarëve dhe “pikat” ku furnizoheshin me drogë në qytet.

Dy vëllezërit janë ndalur teksa kanë qenë duke udhëtuar me një motor. Fillimisht policia u ka gjetur dy doza kokainë. Këtu kanë lindur dhe dyshimet për një sasi më të madhe.

Sipas policisë, “hetimi ka qenë i vështirë sepse shqiptarët nuk dinin asnjë fjalë italisht dhe nuk tregonin adresën ku banonin”.

Pas disa hetimeve, karabinierët kanë gjetur një gjobë që dy shqiptarët kishin marrë për parkim të gabuar me motor. Pas kësaj, agjentët kanë arritur të sigurojnë edhe adresën e saktë. Në apartament ata kanë gjetur dhe dhomën e veçantë, ku shqiptarët përpunonin drogën dhe më pas e shisnin në doza të veçanta. Ndërkohë, policia nuk përjashton mundësinë që banesa e tyre të shërbiente dhe si pikë për shpërndarësit e vegjël të drogës në këtë zonë.

Ndaj shqiptarëve kanë nisur procedurat penale për shpërndarje droge, si dhe janë në proces hetimet për të gjetur rrjetin e drogës që i furnizonte me kokainë dhe me hashash.

a.k/NOA

KOMENTE