English

Facebook, ndalet sulmi i vëllezërve Winklevoss

SHBA, 13 Prill NOA - Një nga çështjet e shumta që janë shkaktuar si pasojë Facebook është duke ardhur drejt fundit të saj.

Gjykata e apelit ka vendosur për vëllezërit Cameron dhe Tyler Winklevoss, ish shokë universiteti të krijuesit të Facebook, Mark Zuckerberg, se nuk mund të ndryshojnë akordin e firmosur tre vite më parë mbi krijimin e rrjetit social.

Në 2008 binjakët Winklevoss firmosën një kompromis prej 20 milionë dollarësh dhe 45 të tjerë në aksionet e Facebook për të përfunduar çështjen kundër Zuckerberg, i cili sipas Winklevoss ishte fajtor pasi i kishte vjedhur idenë e Facebook (i vlerësuar ditët e sotme me një shifër prej 50 miliardë dollarësh).

Më pa të dy vëllezërit pohuan se ishin mashtruar në lidhje me vlerësimin real të rrjetit shoqëroro dhe kërkuan të mos zbatonin kompromisin e sipërpërmendur.

Megjithatë sipas gjykatësit Alex Kozinski, kjo çështje duhet mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk e ka pranuar kërkesën e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE