English

FBI, zbardh dokumente për UFO-t (FOTO)

Uashington, 13 Prill, NOA- - Vijnë nga SHBA-ës dokumente të reja që hedhin dritë mbi ekzistencën e UFO-ve në qiellin amerikane në vitet 40.

Sipas dokumenteve të FBI-së, agjentët e asaj kohe kanë shkruajtur dy dokumente që flasin për prezencën e UFO-ve në Utah dhe Nju Meksiko: I pari njihet si “alieni Roswell” i raportuar dhe firmosur nga agjenti i FBI-së, Guy Hottel dhe nënshkruar më 22 mars 1950, i cili ka konfirmuar se në Meksikë janë gjetur tre disqe fluturues të një diametri prej 16 metrash me një pjesë më të ngritur në qendër.

Në dokument lexohej se në çdo disk ishin tre trupa jashtëtokësorësh, të gjatë rreth me pak se një metër dhe të veshur me një pëlhurë metalike dhe shumë të ngushtë. Në dokument shkruhet shprehimisht: "Çdo disk kishte tre trupa më pak se një metër të gjatë, veshur me një pëlhurë metalike me endje të ngushtë.

Çdo trup ishte i mbështjellë me një lloj fashe të ngjashme me kostumet anti-gravitetit ai ato të përdorura nga pilotët". Raporti thotë se disqet janë rrëzuar për shkak të interferencave të fuqishme të radarit të aviacionit amerikan.

Dokumenti i dytë që daton më 4 prill 1949, kur disa agjentë të FBI-së në Utah, u dërguan një dokument "urgjent" drejtorit të Bureo, J. Edgar Hoover ku flitet se dy oficerë policie dhe pronari i një dyqani kishin parë një disk duke fluturuar mbi qiellin e qytetit të Logan që më pas ka shpërthyer.

Dokumenti, i titulluar "Disqet fluturuese”, thotë: "U panë tre disqe në ngjyrë argjendi që po afroheshin në malet e Sardele Canyon, dhe që dukej sikur do shpërthente nga një shpërthim zjarri. Disa qytetarë të Trenton, thanë se kanë parë diçka që dukej një shpërthim i dyfishtë ajror, pasuar nga një objekt në rënie".

KOMENTE