Librazhd, 13 prill 2011, NOA- Një kufomë është gjetur pranë lumit Shkumbin pak minuta më parë.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima i seksit mashkull, është mbytur megjithëse në trupin e tij janë gjendur shenja dhune.
Kufoma është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe mendohet të jetë rreth moshës 40 vjeç.
Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Mirakë të Librazhdit dhe sipas banorëve të zonës përreth, viktima dyshohet të jetë Kujtim Kurti.
Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të qytetit për t’iu nënshtruar ekspertizës së mjekëve.
Ndërkaq edhe policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat që kanë shkaktuar humbjen e jetës së viktimës.
a.y/NOA