Ankara, 13 Prill, NOA – Pas djemve të tij, duket se edhe ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, do të shkojë në burg.
Një fakt të tillë e konfirmon urdhri i posaçëm që ka nxjerrë prokuroria e Egjiptit për paraburgimin 15 ditor ndaj ish-kreut egjiptian, për shkak të hetimeve për korrupsion gjatë sundimit të tij.
Një urdhër i tillë është lëshuar në një kohë kur ish-presidenti 82 vjeçar, tashmë gjendet në spital.
Aktualisht, në mjediset e paraburgimit gjenden dy djemtë e tij Ala dhe Gamal Mubarak, të akuzuar gjithashtu për keqpërdorim fondesh dhe pushteti.
n.e/NOA