English

Lajçak: Brenda prillit nis dialogu, ndarja e Kosovës e panegociueshme

E mërkurë, 13 prill 2011, NOA- Miroslav Lajçka zyrtari i Bashkimit Europian, deklaroi sot se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës synon zgjidhjen e problemeve mes tyre.

“Do të jemi ambiciozë, të arsyeshëm dhe do të shkojmë përpara aq shpejt sa janë në gjendje të punojnë Beogradi dhe Prishtina”, deklaroi Lajçak.

Më tej tha se brenda 24 prillit do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve Prishtinë-Beograd, por ai mohoi kategorikisht mundësinë e ndarjes së Kosovës.

Sipas tij dialogu do ketë karakter konstruktiv dhe çështjet që do të diskutohen janë ato me karakter teknik.

a.y/NOA

KOMENTE