English

Malësi e Madhe, parandalohet një vrasje

Malësi e Madhe, 13 prill 2011, NOA – Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Shkodrës është parandaluar një vrasje në Malësinë e Madhe. Policia e Shkodrës bën me dije se ngjarja ndodhi sot rreth orës 08.30 të paradites, kur uniformat blu të qytetit parandaluan një vrasje për motive pronësie duke prangosur autorin Durim Laçaj, 38 vjeç, i lindur në fshatin Aliaj, të Komunës Kastrat të rrethit të Malësisë së Madhe, i cili banonte përkohësisht në Angli.

Sipas policisë Durim Laçaj tentoi të vrasë me armë zjarri pistoletë të afërmin e tij shtetasin Q. Laçaj, vjeç 50, banues në po këtë fshat.

Shkak për këtë tentativë ishte një konflikt për motive pronësie, mes 38 vjeçarit dhe të afërmit të tij.

Në momentin e kapjes autorit Durim Laçaj iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, me nga një krëhër më 8 fishekë secila.

Policia e Shkodrës po kryen të gjitha hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që Laçaj akuzohet për tentativë vrasjeje.

mit/NOA

KOMENTE