E mërkurë, 13 prill 2011, NOA- Për dy ditë rresht zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Berlin.
Takimi i vendeve anëtare të NATO-s do të mbahet gjatë ditës së enjte dhe të premte
dhe në të do të marrin pjesë në gjithë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të mbahet në Gjermani.
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se temat kryesore që do të diskutohen gjatë këtij takimi janë: zhvillimet në Libi dhe Operacioni “Unified Protector”; situata në Afganistan dhe Operacioni ISAF; bashkëpunimi për mbrojtjen raketore; partneritetet e NATO-s me Bashkimin Evropian, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Federatën Ruse; dhe reformimi i marrëdhënieve të Aleancës me vendet partnere.
Por krahas diskutimit për këto tema, numri një i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me homologët e vetë të pranishëm në këtë takim.
a.y/NOA