English

Në Shkodër, asgjësohen 1458 rrënjë kanabis

Shkodër, 13 Prill, NOA – Plot 1458 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa, janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa në banesën ku ato ishin mbjellë, është sekuestruar edhe një kallashnikov.

Ngjarja bëhet me dije nga burimet policore të qytetit verior për agjencinë e Lajmeve NOA, duke konfirmuar se ajo ka ndodhur saktësisht në fshatin Ukbibaj, të komunës Shllak.

Siç mësohet edhe se në kuadrin e saj, është ndaluar poseduesja me inicialet Z.M., dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e djalit të saj, Anton Mhilli, 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Arrestimi i kësaj gruaje u bë për arsye se në bazë të informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ukbibaj, pikërisht në oborrin e banesës së saj, u gjeten një sasi prej 1458 rrënjësh, me karakteristika të kanabis sativa, të cilat ishin të vendosura në safa plastike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në fjalë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e një arme zjarri automatik e tipit kallashnikov, e modelit 56 dhe një karikator me 30 fishekë.

Nga ana e policisë, u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të gruas me inicialet Z.M. dhe djalit të saj, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE