Uashington, 13 prill, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama do të propozojë shkurtime shtesë në shpenzimet e mbrojtjes me qëllim uljen e defiçitit buxhetor.
Obama do të mbrojë një qasje më të kontrolluar ndaj defiçitit dhe masa për të rivendosur përgjegjshmërinë fiskale, deklaroi Shtëpia e Bardhë. Ai do t'i bëjë publike qëndrimet e tij gjatë një fjalimi pasditen e sotme në auditoret e një universiteti në Uashington.
Miratimi i buxheti ka sjellë debate të ashpra në kongresin amerikan.
a.k/NOA