Tiranë, 13 Prill, NOA – Incidenti i fundit elektoral i krijuar mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shoqëruar madje edhe me një plagosje me thikë mes tyre, duket se e ka nxitur shefin e misionit të vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet, që të zhvillojë një takim me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
“LSI është e distancuar dhe asnjë incident nuk është shkaktuar nga LSI në këtë fushatë elektorale”, mësohet t’i jetë shprehur ky i fundit shefit të ODIHR-it.
Duke i sqaruar para Stonestreet, se ka qenë Partia Socialiste, ajo që kërkon të tensionojë situatën.
Prandaj sipas Metës, i takon policisë të veprojë ndaj shkelësve të ligjit ...(vijon)
n.e/NOA