Tiranë, 13 prill 2011 NOA - Vendi yne neser, pritet të dominohet nga kthjellime dhe vranesira te lehta ne bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore do te mbeten me vranesira te dendura dhe shira te dobet e afat-shkurter. Oret e mesdites do te jene te dominuera nga kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar ku serish zonat malore pergjate kufirit Lindor do te rrezikohen nga shira te dobet e te izoluar.
Keto kushte te paqendrueshme atmosferike do te na shoqerojne gjate nates dhe mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne mengjes por edhe mesdita do te kete renie me 6 grade te temperaturave, kjo per shkak te vendosjes te nje fronti te ftohte qe vjen nga Veriu i Europes ne gadishullin e Ballkanit.
Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim verior kjo do te beje qe Dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 3 balle.
Europa
Neser, Europa veriore dhe verilindore parashihet të dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore POR me intesitet te ulet.
Problematike do te paraqitet situata ne Ishujt serish ne Britanike ku reshjet e dendura te shiut do te shoqerohen me stuhi ere.
Po ashtu vranesira dhe reshje shiu e debore do te kete ne vendet Balltike dhe gadishullin e Ballkanit ku si pasoje e qarkullimit te masave ajrore nga veriu i kontinentit, do te kete vranesira dhe shira por edhe temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme.
Ndryshe paraqitet Europa Jugperendimore dhe nje pjese e Europes Qendrore ku dominues do te jete moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ishujt Britanikë do te rrezikohen nga reshje shiu dhe stuhi ere
Balltiku alarmon per ere te forte dhe reshje shiu.
Gadishulli i Ballkanit alarmon per temperatura te ulëta.
e.t/NOA