English

Pasqyra e Shtypit, 13 Prill 2011

Tiranë, 13 Prill, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi incidentet e fushatës elektorale, duke iu referuar një plagosje të djeshme me thikë. Sikundër paraqesin edhe deklaratat e radhës të dy kandidatëve për Tiranën, Rama dhe Basha, por edhe ato të kryeministrit Berisha për fushatën.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Kryeministri/ Berisha: Shoshori trillon, s’kam qenë në asnjë gjyq”, i cili flet për reagimin e kreut të qeverisë ndaj akuzave që i mbërrijnë nga ish-i dënuari Hysni Shoshori gjatë regjimit komunist, se paska kërkuar varjen e tij në litar, gjatë gjyqit që iu bë në vitet ’70.

“Nipi i Shemsi Premçit: Si më qëlluan militantët e PD në Bathore, por daja nuk u ndikua nga unë”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Universitetet britanike, panair në Tiranë”; “Militantët e PS dhe LSI përplasen, plagoset me thikë 16-vjeçari”; “Edi Rama: Vizioni im për Tiranën, urbanizim, por jo betonizim”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Urdhri nr.522”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete sesi u shtua në 608 numri i punonjësve të policisë, nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, vetëm pak ditë para nisjes së vitit elektoral.

“Kreshpan, përcillet Bardhoshi, tension dhe zemërim gjatë funeralit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Flet Skënder Tufa, njeriu që intervistoi Hysni Shoshorin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Berisha: Betonizim i Liqenit? Unë nuk jam i pagabueshëm”, i cili citon deklaratat e reja të kryeministrit Berisha mbi çështjen e ndërtimeve te liqeni Artificial.

“Pesë thika simpatizanit të PS, në Berat leva nipit të kryesocialistit” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar incidentit më të fundit të ndodhur në kuadrin e fushatës elektorale.

Kurse “Përcillet i biri i viktimës së 21 Janarit, e ëma: Më prit bir, se do vij tek ti” flet për funeralin e Bardhoshit, djalit të Faik Myrtajt, i vrarë më 21 Janar.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Fondet e Fushatës, misteri i milionave”, i cili tregon kostoja e parave për publicitet, i kalon 200 mijë euro, ndërsa KQZ kontrollon vetëm llogaritë.

“Pensionet greke, nxisin pensione pleqsh” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Amnistia fiskale, taksat e makinave që falen”, “Konflikti Peka-Prençi, fletë-thirrje në prokurori” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: Në ndryshim nga Rama, fushata jonë vetëm për Qytetarin”, i cili pasqyron deklaratat më të fundit gjatë takimeve elektorale të radhës, të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ylli Manjani: Një grup në PS, kërkon të bëjë kryeministër Edi Ramën me dhunë”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Facebook, mbi 100 mijë anëtarë mbështesin kandidatin Basha”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 13 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE