Çeki, 13 Prill NOA - Presidenti i Republikës çeke, Vaclav Klaus, i njohur për vonesën e nënshkrimit të traktatit të Lisbonës, ku duhet thënë se rrezikoi shumë në karrierën e tij, është rikthyer sërish në skenë.
Gjatë një vizite që ai zhvilloi në Kili, është filmuar teksa përpiqet të vjedhë një stilolaps.
Kjo video e “sikletshme” tashmë është duke bërë xhiron e saj në të gjithë rrjetin e internetit dhe në këtë situatë, ajo është transmetuar dhe nga vetë televizioni çek.
r.b/NOA