Tiranë, 13 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e linjës së tramvajit në kryeqytet.
Projekti “Tram Tirana”, do të shtrihet në kryeqytet në 5 linja kryesore: Universiteti Politeknik – Kombinat; Universiteti Politeknik - Kampusi i ri universitar i Tufinës; Universiteti Politeknik – Universiteti Bujqësor i Kamzës; Universiteti Politeknik - Parku i ri i Paskuqanit dhe Tiranë - Aeroporti i Rinasit.
Kreu i PS-së se ky është dallimi mes projekti të tij dhe atij të mazhorancës.
“Ka një dallim radikal mes nesh dhe Saliut. Ne nisemi nga ëndrra, mbështetemi tek vetja, çfarë kemi bërë dhe tek të tjerët, çfarë kanë bërë para nesh. Tendenca e zhvillimit në Tiranë ku ëndrrën e projektojmë hap pas hapi përmes programesh të mirëdetajuara, ku shprehet tendenca e fundit përtej kufirit. I yni është një zhvillim i qëndrueshëm me një koncept të mirorganizuar urbanistik në Tiranë. Është një zhvillim që rrit bashkëjetesën komunitare dhe rrit vlerën materialeve të aleatëve publike dhe private”, tha kreu i PS-së gjatë prezantimit te projektit në qendrën “Kristal”.
a.k/NOA