English

Rama: Shpëtimi e shpëtimtarët do bëjnë që Saliu e Iliri të mos fitojnë kurrë, as Vlorën e as Tiranën

Vlorë, 13 prill 2011, NOA- (Update)Kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje nga “Sheshi i Flamurit”, se sado të vështirë e ka dhe sado me dëshpërim e sheh sloganin “E vetmja rrugë”, tha se ky nuk është një slogan, por kjo është e vërteta.

Rama tha se Partia Socialiste do të bëj që askush të mos i friket qeverisë, pasi është e vetmja rrugë që asnjë nëpunës mos ti friket qeverisë e mos të humbi punën, pasi shtoi ai pushteti flet për qytetarët por punon e mendon vetëm për vete.

Kryeopozitari deklaroi se, rruga e tyre është rruga e nënshtrimit dhe e cenimit në dinjitetit të njerëzve dhe të policëve për interesat e pushtetit, pasi deklaroi ai vetëm pak ditë më parë u kërcënua drejtori i Forcave Speciale që të nxirrte trupat të shtypte socialistët në Kamëz e Bathore.

“Ne e dimë në çfarë zgjedhje të rrezikuara po hyjmë, por i them Saliut dhe Ilirit që këto zgjedhje ti kujtoj edhe në Kamëz e Kavajë, që nuk ka shans ta fitojnë Vlorën as sot dhe as mot, as Tiranën nuk mund ta fitoj as sot e as mot, madje as qytetet e tjera. Por edhe në Kamëz dhe në Kavajë në mund të fitojnë, do fitojnë vetëm, me votë, por i ftoj të përgatiten se edhe në Kavajë e në Kamëz do mund të fitojmë ne, e vetmja rrugë për fitoren e tyre është nëse vjedhin votat”, deklaroi shefi i opozitës Edi Rama.

Më tej ai tha se, Saliu flet përditë për kanale, për rrugë fshati, për kilometra asfalti, punë komunale të gjitha këto, por nuk i jep asnjë përgjigje pyetjes, se pse kaq shumë shqiptar kanë humbur punën, e pse kaq shumë shqiptar po përballen me taksa të pamëshirshme.

Rama tha se, “Kryeministri i një vendi që funksionon nuk është drejtor komunaleje dhe qeveria nuk është institucion komunaleje”.

Sipas tij, “Vota e 8 majit, është që çdo familje ti thotë Saliut, Kurrë më, Kurrë më grabitjes së popullit, kurrë më një pushtet që mbron Kryeministrin dhe ministrat, Kurrë më flakje nga puna të qytetarëve dhe kurrë më presion për policët, pasi “Aleanca për të ardhmen” është e vetmja rrugë”.

Më tej kreu i socialistëve deklaroi se nën këtë qeveri, kemi një det që fle e që duhet të zgjohet nga gjumi, prandaj tha ai, të gjithë socialistët janë të një mendje që idetë e “Aleancës për të ardhmen” janë ato që ju duhen shqiptareve.

Në mbyllje të fjalës së tij kryesocialisti Rama tha se, “Rruga jonë është e qartë është e drejtë, është e hapur, rruga e tyre është rruga që shkon në të kundërt të interesave të shqiptarëve, është rruga ku dhe deti i Shqipërisë u bë pre e kusarisë. Unë ftoj Shpëtimin dhe të gjithë shpëtimtarët e tjerë që në 8 maj do i fusin të gjithë shqiptarët në rrugën e përparimit”.

a.y/NOA

KOMENTE