English

Rama viziton të riun që u plagos dje para mitingut të PS

Tiranë, 13 prill NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar në spital 16 vjeçarin e plagosur dje me thikë pranë qendrës “Kristal”.

16-vjeçari u plagos me thikë para fillimit të takimit elektoral të kreut të PS-së. Edhe pse policia ka deklaruar se ngjarja nuk kishte lidhje me motive politike, deputetët e PS-së kanë akuzuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për ngjarjen e djeshme.

“Meta dhe Berisha synojnë të mbajnë me dhunë pushtetin që të vazhdojnë të vjedhin. Nëse ata duan të fitojnë diçka, duhet ta bëjnë me votë”, tha kreu i PS-së për meditat.

a.k/NOA

KOMENTE