English

Sanxhaku: Ujë 24 orë, Lushnja do heqë shumë shpejt dorë nga depozitat

Lushnjë, 13 prill, NOA – “Kemi bërë investime në të gjitha lagjet e Lushnjës dhe komunat e saj, prandaj paraqitemi krenarë në këtë fushatë elektorale”.

Kështu e ka nisur fjalimin e tij gjatë ceremonisë së prezantimit, kandidati demokrat për kryetar bashkie i qytetit të Lushnjës, Albert Sanxhaku.

Sipas tij, në këtë rreth, janë bërë investime të rëndësishme në fushën e arsimit, por edhe atë të bujqësisë.

“Lushnja do të heqë shumë shpejt dorë nga depozitat, pasi do të ofrohet ujë 24 orë”, ishte premtimi i radhës që bëri kandidati për kryetar bashkie.

Duke shtuar se do të asfaltohen të gjitha rrugët brenda lagjet, sikundër do të kthehen në parqe të lulëzuara të gjitha hapësirat e pallateve.

“Gjatë mandatit të ardhshëm, do të ndryshojë tërësisht jeta e qytetarëve të Lushnjës”, premtoi më pas Sanxhaku.

n.e/NOA

KOMENTE