English

Tërmeti godet për herë të tretë Japoninë

Tokio, 13 prill, NOA – Japonia është goditur për herë të tretë brenda një muaji nga një tërmet, i cili mund të merret në konsideratë për nga fuqia goditëse e tij.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dije se ka qenë një goditje me magnitudë 5.8 ballë e shkallës Rihter, e cila është regjistruar në Japoni në orën 10.08 sipas orës lokale, me epiqendër prefekturën e Fukushimas.

Për fat të mirë, ende nuk po realizohet parashikimi i bërë pas goditjes së dytë sizmike të pak ditëve më parë, se do të shoqërohej me një tsunam sërish.

Vetëm para një muaji, konkretisht më 11 mars, Japonia u godit fuqishëm nga një tërmet dhe tsunam i fuqishëm me 9 ballë të shkallës Rihter.

n.e/NOA

KOMENTE