English

Tersi më i madh në një muaji mjalti

Suedi, 11 Prill NOA - Një muaji mjalti i pabesueshëm për testin që e ka përfshirë gjatë pushimeve një çift suedez.

Siç bëhet e ditur nga El Mundo, etapa e parë e udhëtimit të tyre, dhjetorin e kaluar, u krye në Gjermani, vend në të cilin mbetën të bllokuar në aeroport si pasojë e stuhisë së dëborës që përfshiu vendin.

Në arrati nga i ftohti të sapomartuarit dhe vajza e tyre Elinor u drejtuan për në Bali: masonët i pritën me stuhinë e sezonit.

Megjithatë nuk ka përfunduar ende, ku pas stuhive të erës dhe reshjeve nuk mund të mungonte zjarri.

Madje çka është e vërteta, Australia i priti ato me një miks të të trejave, ku pjesë e tyre ishin dhe zjarret pyjore.

Ato u detyruan të braktisnin hotelin për të gjetur një strehim më të sigurt. Erika, Estefan dhe vogëlushja nuk u dekurajuan për të humbur etapën në vazhdim të udhëtimit, dhe pas gjithçkaje që kishte ndodhur.

Udhëtimi do të vazhdonte me Zelandën e Re, ku familja zbarkoi në aeroportin e Christchurch shumë pak orë pasi tërmeti kishte goditur qytetin. Ndalesa e fundit ishte Tokyo: më 9 mars, dy ditë para sizmës dhe alarmit nuklear. r.b/NOA

KOMENTE