English

Arrestohen dy persona, grabitën dyer dhe dritare

Tiranë, 14 prill, NOA – Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje të materialeve të ndërtimit. Personat e arrestuar janë; Gazmir Qamil Shehu, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Leonard Dalip Pëllumbi, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shehu dhe Pëllumbi kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme materialesh, si dyer dhe dritare hekuri, të cilat kanë pasur si qëllim që t’i shisnin.

Materialet janë vjedhur në një pikë grumbullimi të hekurishteve. Dy personat janë arrestuar nga policia në “Muhamet Gjollesha”.

Ndaj ty personave ka nisur procedimi penal për vjedhje.

a.k/NOA

KOMENTE