Durrës, 14 prill 2011, NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana arrestoi sot rreth orës 12:30 në Portin e Durrësit shtetasin maqedonas Mefail Jakupi, i cili më pas do të ekstradohet drejt Maqedonisë.
Maqedonasi Mefail Jakupi, 31 vjeç është dënuar nga organet e drejtësisë maqedonase me dy vjet burg për krime të ndryshme kundër shëndetit të njerëzve dhe pronës, të kryera në vitin 2006.
Kapja e Mefail Jakupit u krye pas verifikimit të bërë nga sistemi i Interpolit.
Maqedonasi Jakupi u shoqërua më pas për në Drejtorinë e Policisë së Durrësit për veprimet e mëtejshme të ekstradimit të tij në Maqedoni.
mit/NOA