English

Haxhinasto në Berlin, merr pjesë në ministerialin e NATO-s

Berlin, 14 prill, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, u nis sot për në Gjermani ku do të marrë pjesë në takimin Ministerial të NATO-s në Berlin.

Lajmi bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të dikasterit të Jashtëm, sipas të cilit, sot në Berlin nis për dy ditë me radhë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Mësohet ndër të tjera se temat kryesore që do të diskutohen gjatë këtij takimi janë zhvillimet në Libi dhe Operacioni “Unified Protector”, situata në Afganistan dhe Operacioni ISAF, bashkëpunimi për mbrojtjen raketore, partneritetet e NATO-s me Bashkimin Evropian, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Federatën Ruse si dhe reformimi i marrëdhënieve të Aleancës me vendet partnere.

Gjatë punimeve të këtij takimi Ministeriali, shefi i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. n.e/NOA

KOMENTE