Leçe, 14 prill, NOA - Një shqiptar është arrestuar mesditën e stome në Leçe për trafik droge. Orest Sheaj është ndaluar nga karabinierët, pasi në bagazhet e tij i është gjetur një kilogram heroinë, me vlerë 250 mijë euro. Sheaj udhëtonte drejt Salentos dhe sipas policisë dyshohet se 21-vjeçari është pjesë e një rrjeti të madh droge në Itali.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se i riu shqiptar e kishte fshehur drogën në teshat që kishte me vete në valixhe.
Ai është kapur teksa kalonte në stacionin qendror të Leçes. Policia, fillimisht nuk ka pasur dyshime për të riun shqiptar. Por kur janë afruar ekspertët e kontrolleve të bagazheve, Sheaj ka dhënë shenjat e para të pasigurisë, gjë që ka tërhequr dhe vëmendjen e agjentëve.
Sheaj është arrestuar dhe është dërguar në burg, ku hetuesit e kanë marrë në pyetje ne lidhje me destinacionin e dogës. Mendohet se ai është korrier i një sasie më të mëdha droge që mund të kalonte në lecke gjatë ditëve të fundit.
a.k/NOA