English

Nesër, raundi i tretë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 14 prill, NOA – Zhvillohet nesër raundi i tretë i bisedimeve të përbashkëta ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Lajmi bëhet me dije nga mediat kosovare, të cilat citojnë të ketë folur rreth këtij raundi përfaqësuesin zyrtar serb, Borko Stefanoviç.

Sipas tij, në raundin e kësaj radhe nuk do të ketë aq shumë "tema të reja", por se vëmendja do të fokusohet mbi ato tema të cilat tashmë ndodhen mbi tryezë.

Dhe se ka mundësi, që këtij dialogu t’i shtohet edhe tema e lirisë së lëvizjes. "Negociatat nuk janë as të lehta, as të thjeshta, dhe të gjithë hapat janë të vegjël. Por me rëndësi është që të vazhdohet me këtë proces dhe jam i sigurt se do të vijnë rezultatet", u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE