English

Obama paraqet planin: Si do ta reduktoj deficitin buxhetor me 2.5%?

Uashington, 14 prill, NOA – Reduktim i defiçitit buxhetor me 4 mijë miliardë dollarë dhe ulje e defiçitit buxhetor në nivelin prej 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, brenda vitit 2015.

Ky ka qenë premtimi i bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë prezantimit të planit për buxhetin amerikan.

Konkretisht, ai ka propozuar një plan reduktues prej 4 mijë miliardë dollarësh gjatë 12 viteve të ardhshme për treguesin e defiçitit.

Kjo sipas tij, mund të arrihet përmes mbajtjes së ulët të shpenzimeve vendore, gjetjes së kursimeve në buxhetin e mbrojtjes, uljes së tejkalimit të çmimeve të kujdesit shëndetësor, si edhe realizimit të një reforme taksash.

n.e/NOA

KOMENTE