English

Parashikimi i motit për 15 prill 2011

Tiranë, 14 prill 2011, NOA- Dita neserme, do te dominohet nga vranesira dhe intervale me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulta, ndersa zonat malore do te jene me vranesira te dendura dhe shira te dobet.

Mesdita do te sjelle kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit perjashtuar zonat verilindore - juglindore ku do te kete reshje te dobeta shiu.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, ne pjesen e dyte te dites do te kete shtim te vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar duke rrezikuar per shira te dobet e te izoluar. Keto kushte te paqendrueshme atmosferike do te na shoqerojne ne mbremje dhe gjate nates.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne rritje me 2 grade ne veri dhe qender por edhe mesdita do te kete 3 grade rritje te temeperaturave ne te gjithe territorin shqiptar.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h me drejtim Veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Neser, Europa veriore dhe veriperendimore do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu e debore por intesiteti i tyre do te jete i ulet. Problematike do te paraqitet situata ne Ishujt Britanike ku reshjet e dendura te shiut do te shoqerohen me stuhi ere.

Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu do te mbetet Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani Verior si pasoje e qarkullimit te masave ajrore nga veriu i kontinentit te lageshta dhe te ftohta.

Reshje me te dendura shiu do te bien ne Itali te cilat do te shoqerohen me stuhi te forta ere. Ndersa Europa Jugperendimore dhe pjesa me e madhe e qendres se kontinentit do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do te rrezikohen nga reshje shiu dhe stuhi ere

- Italia alarmon per stuhi te forta ere dhe reshje shiu

- Spanja rrezikon ere te forte dhe dallge te larta.

a.y/NOA

KOMENTE