Korçë, 14 prill 2011, NOA Update – Përfundon makthi i dy adoleshenteve motra që prej vitesh prostituoheshin dhe shfrytëzoheshin seksualisht për qëllim përfitimi nga babai i tyre. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Pëllumb Mullaji, i cili ishte tutori i vajzave të tij në shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Babai i dy të vajzave, tashmë adoleshente Pëllum Mullaji u zbulua në këtë skandal prostitucioni falë një operacioni të policisë së Korçës të koduar “Junior”.
Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se Pëllumb Mullaji shfrytëzonte për prostitucion dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç, duke u sjellë atyre klientë me pagesë.
Shfrytëzimi i dy të miturave nisi fill pas divorcit të Pëllumb Mullajit me nënën e dy vajzave.
Falë operacionit policor ranë në prangat e policisë babai tutor, por edhe tre klientët
Andrea Nameti 62 vjeç, Skënder Korollari 35 vjeç dhe Nevruz Kollani 79 vjeç, të cilët kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë sistematikisht nga viti 2004 me dy të miturat tashmë 17 vjeç dhe 18 vjeç.
mit/NOA