Tiranë, 14 prill 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë një vendi me rëndësi për qytetarët dhe për biznesin e vogël u mor lidhur me rimbursimin për taksimetrat dhe pajisjet fiskale.
Do të jenë 3 bashki dhe 7 komuna ato që do të përfitojnë nga ky vendim, i cili parashikon një rimbursim në vlerë totale prej afro 240 milionë lekësh.
Më poshtë vendimi i qeverisë për kompensimin:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, njësive të qeverisjes vendore, 7 komuna dhe 3 bashki, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky fond, në vlerën 237 114 774 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga fondi i kontingjencës.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
a.y/NOA