English

Rama: Berati ka nevojë të pastrohet nga pluhurat e indiferencës së shtetit

Berat, 14 prill 2011, NOA- Koalicioni “Aleanca për të ardhmen” është ndalur në qytetin e Beratit për të prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste Fadil Nasufi.

Nga ky qytet shefi i opozitës Edi Rama deklaroi se Fadil Nasufi është Berati që qytetarët duan.

“Kur e sheh këtë xhevahir e kupton se në çfarë duarsh ka rënë ai, pasi në botën ku ne jetojmë ka qytete me shumë më pak vlera, por atje ndjen një kënaqësi të shkosh por sheh që bashkia nuk është vetëm por ka pas vetes qeverinë, e cila ndihmon që këto qytete të vegjël të jenë në fakt jo vetëm të mirëqena ekonomikisht por të prodhojnë ekonomi edhe për ato vende si tërësi”, deklaroi kryesocialisti

Kreu i socialistëve tha se, në këtë mrekulli të vendit e njeriut, Berati shtrihet përmes varfërisë për të jetuar të mirëqënië në këtë xhevahir i cili ka nevojë të pastrohet nga pluhurat e indiferencës së shtetit.

Sipas Ramës Berati ka nevojë të zhvillohet si vendet e ngjashme në Ballkan e Europë, pasi sipas tij, puna e bashkisë ka qenë e admirueshme por ka qenë e pamjaftueshme për t’ia dalë e vetme. (Vijojn..)

a.y/NOA

KOMENTE