Tiranë, 14 prill, JOA – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidati i opozitës për mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka vijuar sot turin e takimeve “derë më derë” në Tiranë.
Paraditen e sotme kreu i PS-së është takuar me banorë të minibashkisë numër 4. Kreu i PS-së ka theksuar se më 8 majit qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur për t’u dhënë fund problemeve që kanë.
"Votoni në 8 maj për të luftuar papunësinë, për rritjen e çmimeve dhe varfërinë, për të ardhmen tuaj”, tha Rama.
Ai ka shtuar se “qytetarëve u duhet një qeveri që t`i hapë vende pune dhe jo një qeveri kusarësh”.
a.k/NOA