Tiranë, 14 prill, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama inauguroi sot 10 autobusë të rinj të linjës Qendër- Ish –Kombinati Autotraktorëve.
Kreu i Bashkisë udhëtoi për disa stacione në urbanët e rinj me qytetarët. Rama tha për mediat se ky inaugurim është pjesë e projektit të Bashkisë për të pasur në Tiranë linja urbanesh sipas standardeve evropiane. “Askush nuk e përfytyronte deri dje se Tirana sot do të kishte linja autobusësh të standardit europian. Sot të gjithë kanë një mijë e një arsye për ta parafytyruar se nesër Tirana do të ketë një transport publik të integruar jo vetëm me autobusët e standardeve BE por me korsitë e dedikuara për autobusët”, tha kreu i PS-së.
Kreu i PS-së tha se nga viti në vit, cilësia e shërbimeve në transportin urban është rritur ndjeshëm dhe se projektet do të vazhdojnë të krijohen për gjithë Tiranën.
a.k/NOA (vijon...)