English

SHBA, ekzekutohet me helmin e kafshëve

SHBA, 14 Prill NOA - Një afro-amerikan 49-vjeçar, Clarence Carter, është ekzekutuar në Ohio nëpërmjet një injeksioni pentobarbital, një anestezion i fuqishëm, i cili përdoret për të mposhtur kafshët.

Carter ishte dënuar me vdekje në vitin 1989 pasi kishte rrahur për vdekje një tjetër të burgosur.

Bëhet fjalë për rastin e dytë të një të burgosuri, i cili dënohet me vdekje në SHBA dhe realizohet nëpërmjet një injektimi me helmin që përdoret për kafshët.

Kjo praktikë duhet thënë se prej kohësh ka qenë nisma e polemikave dhe debateve të shumta.

r.b/NOA

KOMENTE