English

Shfrytëzonin dy të mitura për prostitucion, pranga katër personave

Korçë, 14 prill 2011, NOA – Shfrytëzonin prej shtatë vitesh për prostitucion dy të mitura motra, tashmë adoleshente, por kanë rënë pre e policisë së Korçës katër persona. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se dy vajzat e mitura shfrytëzoheshin seksualisht për qëllime përfitimi që prej vitit 2004.

Makthi i prostitutimit të vajzave të mitura duket të ketë marrë fund sot kur nga operacioni i policisë i titulluar “Junior” është bëri e mundur kapja e katër shfrytëzuesve.

Në prangat e policisë kanë rënë tutori Pëllumb Mullaji 52 vjeç, Andrea Nameti 62 vjeç, Skënder Korollari 35 vjeç dhe Nevruz Kollani 79 vjeç, të cilët kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë me dy të miturat me iniciale I.P. 17 vjeç dhe M.P. 18 vjeç me inicialet I.P dhe M.P., dhe paratë për këto marrëdhënie ia jepnin Pëllumb Mullajit.

Të katër të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe po procedohen penalisht nga prokuroria e Korçës.

mit/NOA

KOMENTE