English

Skandal, Himara mbushet me parulla antishqiptare dhe sharje për Çamërinë

Himarë, 14 prill 2011 NOA – Himara dhe rruga që të çon në këtë qytet bregdetar janë mbushur ditën e sotme me parulla antikombëtare dhe fyerje të papranueshme ndaj çamëve dhe Çamërisë.

Sikundër shihni në fotot, parulla me mbishkrimet “Himara është Greqi”, apo “Fuck Çamëria”, por edhe “Do të hakmerremi... nuk harrojmë”, ose “Vorio Epiri është yni” dhe “Vorio Epiri është Greqi”, kanë mbushur muret ndarëse të rrugëve në Himarë.

Shumë banorë kanë shprehur shqetësim për këtë fakt dhe kanë kërkuar që të ndërhyhet urgjentisht për fshirjen e parullave dhe ndëshkim ligjor.

Policia nuk doli me komunikatë për ngjarjen por burime brenda saj thanë për agjencinë NOA se kanë nisur hetimet.

e.t/NOA

KOMENTE