English

Sulmi me thikë ndaj militantit, PS: Policia e Shtetit po kriminalizon edhe viktimën

Tiranë, 14 prill 2011, NOA – Selia rozë ka reaguar sot ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit në lidhje me sulmin me thikë ndaj militantit të PS-së nga LSI në takimin elektoral në minibashkinë nr. 5 në Tiranë.

Anëtarja e kryesisë kombëtare të PS-së Megi Ajtyresa e konsideroi të turpshme deklaratën e policisë për barbarinë e dy ditëve më parë, ku u qëllua më thikë një djalë pjesëmarrës në takimin elektoral në njësinë 5.

“E dinë të gjithë që disa rrugaçë të ardhur pas shpine të LSI-së sulmuan fundin e turmës ku gjendej edhe djali, i cili u godit me thikë”, tha Ajtyresa.

Sipas saj me një deklaratë të tillë policia jo vetëm nuk sqaron shkakun por kriminalizon edhe viktimën.

“Kjo është një tjetër jehonë e alarmit të dhënë nga Drejtori i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për politizimin e policisë për llogari të PD-së dhe ndjesë pastë LSI-së”, nënvizoi Ajtyresa.

mit/NOA

KOMENTE