English

Vdesin burrë dhe grua, digjen nga korrenti

Lezhë, 14 prill, NOA – Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kallmet të Lezhës. Dy bashkëshortë kanë gjetur vdekjen pas kontaktit që kanë pasur me rrymën elektrike, teksa kanë qenë duke punuar.

Viktimat janë Zef Prenga, 64-vjeç dhe Leze Prenga 60 vjeç. Dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar tokën në afërsi të kabinës elektrike që ndodhej në pronën e tyre. Mendohet se shkak i aksidentit tragjik ka qenë kontakti i veglave të punës me telat e korrentit, që kanë qenë jashtë kabinës elektrike.

Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, i cili po heton shkaqet e vdekjes së dy të moshuarve.

a.k/NOA

KOMENTE