Tiranë, 14 prill 2011, NOA- Këshilli i Ministrave i ka shtuar gjatë ditës së sotme një fond të konsiderueshëm Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ua shpërndarë atë partive politike për fushatën e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Ne vendimin e qeverisë thuhet se, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, i shtohet një fond prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për financimin e fushatës së subjekteve zgjedhore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, më 8 maj 2011.
Këtë fond qeveria e ka hequr nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, duke ua shpërndarë kështu subjekteve politike, për ti ndihmuar ato në fushatën e tyre për garën e zgjedhjes së të parëve të bashkive e komunave në vend.
a.y/NOA