Tiranë, 14 prill, NOA – Pas 17 vitesh autoritet shqiptare, në bashkëpunim me ato të shtetit grek, kanë arritur të vënë në pranga një të kërkuar për vrasje.
Personi i arrestuar është Haxhi Ibrahim Kuqja, 47 vjeç, lindur në Elbasan. Kuqja ka vrarë për hakmarrje në vitin 1994, në fshatin Shalës me çifte, Belul Hoxhën. Që nga viti 1997 për Haxhi Kuqjan ka pasur një vendim gjyqësor që e ka dënuar atë në mungesë me 23 vite burg për vrasje.
Ndërkohë që Kuqja prej vitesh banonte në Greqi. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, Kuqja është arrestuar më datën 09 nëntor 2010 në Kallamata të Greqisë.
Ndërkohë që pasditen e djeshme, në orën 17:30, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë. Kuqja, i është dorëzuar në aeroportin “Nënë Tereza” përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
a.k/NOA