English

Aksident në Itali, humb jetën 36-vjeçari shqiptar

Bergamo, 15 prill, NOA – Një qytetarë shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se viktima është Dritan Xhaja, 36-vjeç.

Xhaja ka gjetur vdekjen në rrugën Caravaggio në qytetin e Bergamos. Ai jetonte në Treviglio. Në momentin e aksidentit ka qenë duke u kthyer për në shtëpi. Sipas policisë, Xhaja ka qenë në drejtimin e një “Mercedes Benz 200” model “Cupe” dhe është përplasur me një pemë në hyrje të autostradës.

Shpejtësia e madhe ka bërë që përplasja të ishte fatale për 36-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

a.k/NOA

KOMENTE