English

Arrestohet 36-vjeçari, qëlloi me thikë një 14-vjeçar

Tiranë, 15 prill, NOA – Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet si autor i plagosjes së një 14-vjeçari. Altin Hysen Liçaj, 36 vjeç, banues në Tiranë ka qëlluar dje për vdekje adoleshentin me inicialet B.S.

Sipas policisë, B.S ka marrë plagë me thikë në shpinë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në “Llambi Bonata” në Kombinat. Mendohet se incidenti ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku i është dhënë dhe ndihma e parë. Ndërkohë që 36-vjeçari është arrestuar rreth orës 14:30.

a.k/NOA

KOMENTE