Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit gjatë mbrëmjes së djeshme ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje.
I ndaluari i parë është arrestuar nga komisariati numër 3 në Tiranë dhe mësohet të jetë Arjan Velaj, 53 vjeç.
Velaj akuzohet se dy ditë më parë ka vjedhur një makinë tip “Reno” dhe një lap- top, në pronësi të shtetasit Erlid Imeraj, 25 vjeç.
Po dy ditë më parë 52 vjeçari tek parku “Rinia”, ka thyer xhamin edhe automjetit tip “Citroen”, në pronësi të shtetaseje, duke i vjedhur sendet personale.
Një tjetër rast po për vjedhje, është ai i Enkel Emirit, 43 vjeç, i cili i ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, e ka dënuar atë me 1 vit burgim, për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
a.y/NOA