Uashington, 15 Prill, NOA – Rritja e çmimeve të ushqimit, përbën kërcënimin më të madh për njerëzit e varfër në të gjitha vendet e botës.
Një alarm i tillë është dhënë nga presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, sipas të cilit, çmimet e ushqimit në botë janë rritur në nivelin prej 36 përqind, krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo shifër pohohet në fakt, edhe në raportin më të ri të këtij institucioni financiar të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ajo u bë me dije nga Zelik, në hapje të takimit pranveror të Bankës Botërore në Uashington, i cili ka pohuar gjithashtu se kjo rritje e çmimeve i ka bërë rreth 44 milionë njerëz në mbarë botën që të jetojnë nën kufirin e varfërisë, prej 1.25 dollarësh në ditë. n.e/NOA