Elbasan, 15 prill 2011, NOA- Në vijim të hapjes së fushatës nëpër qytete dhe prezantimit të kandidatëve, kryetari i Partisë Demokratike njëherësh Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Nga ky qytet Berisha, prezanton kandidatin për bashkinë e Elbasanit të “Aleancës për qytetarin”, të ardhurin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Durim Hushi.
Që në fillim të fjalës së tij Berisha e ka cilësuar kandidatin Hushi si kryebashkiakun e Elbasanit.
“Durim Hushi, inxhinieri i talentuar, politikani i sprovuar dhe biri i Elbasanit, dhe ne të gjithë së bashku me të do të bëjmë që Elbasani të jetë vend modern dhe i zhvilluar”, shefi i maxhorancës.
Ai i garantoi banorët se Elbasani do të ketë Unazën dhe By-Pass-in e e tij, kampusin universitar dhe një park ndër më të bukurit në vend.
Më tej ai shtoi se brenda pak javësh do pritet shiriti i autostradës Tiranë-Elbasan, e cila tha Kryeministri do të ketë 4 korsi.
Sipas tij edhe pse kjo vepër është katër herë më e shtrenjtë, ajo do ndërtohet pasi qytetarët e meritojnë. (Vijon...)
a.y/NOA