English

Financimi i qeverisë amerikane, Kongresi miraton marrëveshjen

Uashington, 15 prill, NOA – Marrëveshja për financimin e qeverisë amerikane deri në fund të shtatorit, është miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me shumicë votash.

Kështu, edhe pse rreth një e katërta e republikanëve dhe më shumë se mjaft demokratë në Dhomën së Përfaqësuesve e kundërshtuan atë, duket se Kongresi u ka mbyllur rrugën të gjitha diskutimeve rreth saj.

Kjo marrëveshje synon në të vërtetë marrjen e masave afatshkurtra për zvogëlimin e defiçit federal dhe borxhit kombëtar.

E ndërsa qeveria federale rrezikonte mbylljen e pjesshme për shkak të mungesës së fondeve, udhëheqësit demokratë dhe republikanë arritën një marrëveshje për buxhetin.

Para pak ditësh, ka qenë vetë presidenti amerikan, Barak Obama, i cili parashtroi buxhetin e tij që parashikonte shkurtime në shpenzimet federale, përfshirë edhe buxhetin e mbrojtjes.

n.e/NOA

KOMENTE