Uashington, 15 Prill, NOA - Rreziqet e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe mënyrat për parandalimin e krizave ekonomike në të ardhmen, janë dy pikat kryesore të takimit të sotëm që pritet të mbahet sot mes ministrave të Financave të 20 vendeve më të fuqishme ekonomikisht të botës.
Kështu, mediat e huaja bëjnë me dije se anëtarët e grupit G20, takohen sot në Uashington për t'i diskutuar këto çështje dhe për të shpalosur planin për një ekonomi botërore më të qëndrueshme ndaj krizave ekonomike.
n.e/NOA