English

Jahjaga- de Marnhac: EULEX i vendosur të ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 15 prill 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kreun e EULEX, Xavier de Marnhac.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga vlerësoi punën e EULEX dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me këtë mision.

Ndërkaq de Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, si dhe duke i uruar sukses në kryerjen e detyrave të saj.

Më tej ai i tha Presidentes së Kosovës se misioni EULEX është i vendosur të ndihmojë institucionet e Kosovës, në mënyrë që në vend të respektohet ligji, de Marnhac e njohu gjithashtu Jahjagën me punën e mëtjeshme të EULEX.

a.y/NOA

KOMENTE