SHBA, 15 Prill NOA - Tashmë është momenti i saj i artë dhe kjo pas dështimeve që pësoi në albumet e fundit.
Është një ndër personat e televizionit më të kërkuara momentalisht dhe ndër më të ndjekurat dhe kjo falë hitit “On The Floor” në duet me Pitbull, këngë e cila ndodhet në vendet e para të klasifikimeve botërore.
Diva e muzikës pop ka falënderuar: “Të jesh e bukur bën pjesë në profesionin tim”.
Titulli, në këtë mënyrë, ka kaluar nga Julia Roberts, më e bukura e 2009, tek 41-vjeçarja J.Lo që po promovon albumin e saj “Love”, që pritet të dalë më 29 prill.
r.b/NOA