English

KQZ bllokon dy spotet e Partisë Socialiste

Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë një vendim për ndërprerjen e dy spoteve televizive të fushatës së 8 majit.

Kanë qenë dy spotet e Partisë Socialiste, kundër kandidatit të maxhorancës Lulzim Basha, mesazhet që janë ndërprerë dhe nuk do të dalin më në transmetim.

Ky vendim u mor pasi Bordi i Monitorimit të Mediave u shpreh se transmetimi i tyre ishte në shkelje të ligjit.

KQZ e ka argumentuar këtë vendim për faktin se në spot nuk ishte vendosur emri i subjektit politik.

Vendimmarrja e anëtarëve të KQZ-së ka qenë me 4 votat pro të maxhorancës dhe me kontestimin e opozitës.

a.y/NOA

KOMENTE