English

KSSH: Fushata zgjedhore me incidente, acaron klimën e zgjedhjeve

Tiranë, 15 prill, NOA – Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore, veçanërisht partive më të mëdha, që të angazhohen për një fushatë të kulturuar, duke ndihmuar kështu në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përfshi këtu ditën e votimit dhe procesin e rëndësishëm të numërimit të votave.

Kjo është porosia që ka shpërndarë publikisht organizmi i KSSH-së përmes një deklarate të posaçme për shtyp, duke shtuar se “kjo atmosferë e tensionuar, e shoqëruar me incidente të jo të pakta, ndikon negativisht tek zgjedhësit, që janë të interesuar të dëgjojnë nga kandidatët programet dhe argumentimin për mundësitë e realizimit të tyre”.

“Dhuna e manifestuar në mjedis i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin. Prandaj ata kanë të drejtë t’u thonë partive politike, garuese në zgjedhje, të ndalin gjuhën e urrejtjes, të distancohen nga veprimet e dhunës dhe incidentet, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të së drejtës së votës nga zgjedhësit shqiptarë”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE